Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ballkani “fik” Dukagjinin në minutat e fundit, Drita nuk e “honeps” Malishevën dhe vazhdon rrugën drejt titullit

Shkruar nga NEWSPORT
Ballkani “fik” Dukagjinin në minutat e fundit, Drita nuk e
Ballkani - Dukagjini

Superliga e Kosovës ka luajtur ditën e sotme dy ndeshje të vlefshme për javën e 19-të të kampionatit. Dy sfida mjaft interesante, por që surpriza nuk kishte.

Drita ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Malishevës me rezultatin 2-0. Besnik Krasniqi ishte autori i të dy golave, i cili dërgon gjilanasit me 43 pikë, duke “blinduar” vendin e parë.

Në krahun tjetër, Ballkani ka fituar në “frymën e fundit” përballë Dukagjinit me rezultatin 1-0. Këta të fundit mbeten me 10 lojtarë në minutën e 87-të, teksa golin për “djemtë” e Ilir Dajës e shënoi Adetunji, në minutën e 95-të.

Kështu, Ballkani shkon në kuotën e 36 pikëve, duke u munduar të ndjekë “hap pas hapi” Dritën kryesuese.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga