Dje dhe sot janë luajtur 4 ndeshje të Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 7-të të kampionatit. Në këto 4 sfida, u shënuan 12 gola.
Ditën e djeshme, Ballkani nuk fali në shtëpi përballë Ferizajt, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 4-0. Golat për kampionët në shtëpi u shënuan 2 nga Adetunji dhe 2 nga Giovanni. Në krahun tjetër, as nënkampionët e Llapit nuk falën, duke fituar 3-0 përballë Suharekës së Shpëtim Duros.
Ndërsa sot, Gjilani fitoi 2-1 përballë Prishtinës me përmbysje. Kryeqytetasit shënuan si fillim me Albin Krasniqin, por “Skifterat” përmbysën gjithçka me Kushtrim Shabanin dhe Besir Ramadanin. Në ndeshjen tjetër, Dukagjini u mposht në shtëpi 0-2 nga Drita.
Pas përfundimi të kësaj jave, Malisheva mbetet në vendin e parë me 14 pikë, 1 më shumë se Ballkani, Llapi dhe Suhareka. Drita me 2 ndeshje më pak mbetet me 12 pikë ne vendin e 5-të.