
Fisnik Asllani
Fisnik Asllani po kryen një super edicion në Bundesliga 2. Shqiptari luan për Elversberg që sapo është ngjitur në divizionin e dytë gjerman.
Lojtari nga Kosova ka shënuar dopietë në fitoren e skuadrës së kuqe kundër Braunschweig në shtëpi. Sulmuesi kështu kap kuotën e 10 golave dhe për më tepër në 16 ndeshje, mesatarisht 1,6 rrumbullakosur 2 gola në çdo javë.
‘Bomberi’ që po tmerron shtetin e ‘panzerave’ është i dyti në top-listën e golashënuesve dhe me këtë ecuri klubet nga Bundesliga po ndjekin gjurmët e ‘dardanit’.
Asllani u përfshi në ‘Formacionin e Javës’ pas gjithë këtyre statistikave shpërthyese.

Fisnik Asllani në 11-shen e Javës në Bundesliga 2
Poll