
Futbollisti i vogël Ajan Sejdiu është kthyer në “diamantin” më premtues të futbollit shqiptar. Futbollisti i KF Rilidnja Prishtinë është përzgjedhur nga Barcelona për t’u bërë pjesë e akademisë së tyre.
Dardani i vogël ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Pas mbajtjes së kampit në Kosovë nga “blaugranat”, djaloshi i talentuar është zgjedhur të qëndrojë në Barcelonë, si pjesë e La Masias. Kjo është një ëndërr e bërë realitet për Sejdiun, pasi ofrohet vetëm një herë në jetë.
Klubi nga Kosova ka postuar në rrjetet sociale afrimin e Ajanit pranë akademisë prestigjoze në botë. Të qenurit pjesë e katalanasve në këtë moshë tregon aftësitë e veçanta të shqiptarit, tek të cilat kanë besuar dhe skautët e klubit madhor të La Ligas.