Milot Rashica
Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti për Kosovën. Kjo pasi mbush plot 18 vite si shtet i pavarur.
Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë, duke shënuar një nga momentet më historike për vendin dhe rajonin. E në këtë ditë speciale dhe të veçantë për të githë shqiptarët, urimet janë të shumta.
Një prej tyre vjen nga futbollisti i “Dardanëve”, Milot Rashica. Ky i fundit nëpërmjet një postimi ka uruar ditën e Pavarësisë, teksa mbi shpatulla mban flamurin e Kosovës.
“Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar sulmuesi. Ky i fundit siç dihet është pjesë e Besiktas në Turqi.
Poll
