Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kosova tradhëton Shqipërinë, lë "Loro Boriçin" për një stadium tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova tradhëton Shqipërinë, lë  "Loro

Përfaqësuesja e Kosovës mund të mos e zhvillojë ndeshjen e saj të parë në stadiumin e Shkodrës "Elbasan Arena". Kujtim Shala, zëvendësministri dhe Ministri i Kulturës, ka deklaruar se ndeshja e parë e Përfaqësueses së Kosovës me Kroacinë, për kualifikim në garat e Kampionatit Botëror që do të mbahet në vitin 2018, mund të luhet në stadiumin e Prishtinës.

“Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë me 6 tetor me Kroacinë. UEFA i ka dërguar Kosovës një letër me ndërhyrjet që duhet të bëhen në stadiumin “Adem Jashari” në Prishtinë. Qeveria e Kosovës e ka miratuar buxhetin që Ministrisë së Kulturës i duhet për ta rinovuar stadiumin, dhe nëse këta dy muaj arrihet të kryhet puna ndeshja mund të luhet në Kosovë”, ka deklaruar Shala në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova. Puna në Stadiumin e Prishtinës ka thënë Shala, do të bëhet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, 75% qeveria dhe 25% komuna.

 

 

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga