
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë një "tur" në Doha të Katarit, në përgatitje të ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut për Ligën e Kombeve. "Dardanët" kanë ende një mundësi për t'u kualifikuar në Europianin e vitit të ardhsëm, duke fituar dy ndeshjet përkatëse në këtë Ligë.
Dje Federata e Futbollit në Kosovë ka zyrtarizuar testin miqësor të 12 janarit ndaj Suedisë, pikërisht në Katar. Bernard Challanders pritet të këtë në dispozicion një grup të rekuktuar, duke qenë se disa nga lojtarët kryesorë kanë inpenjime me klubet e tyre. Sipas shtypit kosovar, drejtuesit e Federatës nuk janë mjaftuar vetëm me një miqësore duke hulumtuar për një tjetër kundërshtar. Gjasat janë që në turneun e janarit, Kosova të luajë edhe ndaj Moldavisë megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare.