
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur në konferencën zyrtare për shtyp përpara ndeshjes me Kosovën, nesër në orën 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri. Tekniku helvetëve vlerëson dardanët dhe kërkon nga të tijët të mos i nënvlerësojnë, sidomos lojtarët me origjinë shqiptare që sipas tij duhet të tregohen profesionistë.
“Ekipi i Kosovës është shumë i motivuar, na njohin mirë. Ne synojmë të fitojmë, Kosova ka shumë lojtarë të mirë, por nëse nuk i lejojmë të bëjnë lojën e tyre do të kemi sukses”.
Zvicra ka pasur shumë lojtarë shqiptarë, a e kanë bërë ata më të fortë përfaqësuesen e Zvicrës? E di shumë mirë këtë dhe disa lojtarë kanë emocione të shtuara për nesër, por sapo arbitri të nisë lojën të gjithë duhet të tregohen profesionistë. Graniti dhe Shaqiri do të bëjë maksimumin për të marrë pikët e plota” – tha ai.