
Partizani – Egnatia është një nga duelet e javës së 8-të të kampionatit. Përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në “Arenën e Demave”, duke nisur që nga ora 17:00.
“Demat” pas fitores së vuajtur me Flamurtarin, synojnë fitoren e dytë rresht në kampionat ndaj kampionëve aktualë të Superiores. Një duel i luftuar mes 2 ekipeve që sezonin e kluar luftuan deri në fund për titullin kampion.
Për të kuqtë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë do të kenë një skuadër si rrogozhinasit e Edlir Tetovës që në duelet direkte janë më dominues. Në 10 duelet e fundit mes tyre, Egnatia i aka dalë të fitojë 4 herë, 3 fitore ka marrë Partizani dhe 3 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
9 gola janë shënuar nga rrogozhinasit në portën e kryeqytetasve, ndërsa këto të fundit kanë dërguar topin në portën e Egnatias në 7 herë.