
Një nga duelet e javës së 8-të të Superiores do të jetë mes Vorës dhe Dinamos. Takim i cili është parashikuar të luhet ditën e premte në orën 14:00.
Siç jemi mësuar tashmë dhe siç dihet, ndeshjet si pritëse skuadra e Vorës i ka zhvilluar në stadiumin e Laçit. Por ndaj Dinamos nuk do të luajnë në këtë impiant. Shkak është bërë klubi i Laçit, i cili nuk ka pranuar që ekipi i Arian Bellait të luajë në këtë fushë.
Kjo pasi ditën e shtunë do të luajnë kurbinasit në shtëpi ndaj Burrelit dhe nuk dëshirojnë që në atë fushë të luhet 1 ditë para duelit të tyre. Kështu Vora tashmë mbetet në “udhëkryq” për sfidën me dinamovitët, teksa një mundësi mund të jetë “Arena e Demave”.
Gjithsesi në ditët në vazhdim do të mësohet se ku do të zhvillohet dueli me Vorës e Dinamos dhe kush stadium do të jetë “shtëpia” e ekipit të Bellait.