Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

TRAGJIKE/ U rrëmbye nga disa kriminelë, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
TRAGJIKE/ U rrëmbye nga disa kriminelë, ndërron jetë
Cheik Toure

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku djaloshi Cheik Toure ka ndërruar jetë në një mënyrë tragjike. 18 vjeçari ishte një nga portierët më premtues të Senegalit ku po bënte hapa të shpejtë drejtë një rruge të ndritur dhe plotë sukses.

Por asnjë nuk do ta mendonte se do të ishte ëndrra e tij ajo që do i sillte fundin tragjik. Para disa kohësh Toure mori një telefonatë nga një person i panjohur, ku e ftonte 18-vjeçarin të bashkohej me një skuadër të famshme në Ganë. I emocionuar 18 vjeçari pranoi menjëherë dhe u nis për të bërë realitet ëndrrën e tij. Por pas telefonatës qëndronin njerëz që nuk kishin të bënin me futbollin. Ata ishin një grup i rrezikshëm kriminal, ku sapo ranë në kontakt me portierin, e rrëmbyen dhe kërkonin një shumë të madhe parash për ta lënë të lirë.

Prindërit e tij bënë gjithçka mundën, por nuk arritën të siguronin dot shumën që i duhej deri në afatin që kriminelët i kishin lënë.

Fatkeqësisht Toure ndërroi jetë. Ëndrra e tij mbeti përgjysëm, në një realitet ku të ëndërrosh është e ndaluar dhe qëllimi i vetëm është mbijetesa. Kjo ngjarje tregoi edhe njëherë realitetin e hidhur që mbizotëron në vendet afrikane dhe pamundësinë e shtetit për ti ndaluar këto situata.

Poll

Lexo gjithashtu