Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Transferim në LaLiga? Legjenda gjermane i “shkel syrin” Barcelonës: Jam gati nëse Flick më telefonon!

Shkruar nga NEWSPORT
Transferim në LaLiga? Legjenda gjermane i “shkel syrin”
Hansi Flick & Thomas Muller

Thomas Muller është një nga emrat më të dashur dhe më karizmatik në botën e futbollit. 36-vjeçari momentalisht luan me skuadrën e Vancouver Whitecaps, që kur u largua këtë verë nga skuadra e Bayern Munich.

Megjithatë gjermani ende mendon për një rikthim në skenën e madhe. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Muller shprehet se dëshiron një bashkim me ish-trajnerin e tij, Hansi Flick. 36-vjeçari do të donte të përsëriste arritjet që ai së bashku me Flick patën tek skuadra bavareze.

“Mund ta imagjinoj një të ardhme në Barcelonë. Nëse Hansi Flick, i cili më njeh shumë mirë, do të më kishte telefonuar dhe do të më kishte pëlqyer projekti në Barcelonë, do ta kisha imagjinuar diçka të tillë. Është një klub i nivelit të lartë ku e di saktësisht se çfarë presin njerëzit nga ty”, është shprehur Muller.

Edhe pse jo shumë i pëlqyer në Barcelonë, si pasojë e golave që gjermani u ka shënuar vazhdimisht, eksperienca e tij mund të sillte “frymë” tjetër në ambientin blaugranas.

Poll

Lexo gjithashtu