
Sot, Kosova feston vitin e dhjetë të pavarësisë dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë si të mungojnë urimet nga të gjitha anët e botës, kudo ku ka shqiptarë. Një urim special për këtë ditë të veçantë kanë bërë dhe "Dardanët", tifozët e përfaqësues së Kosovës, të cilët kanë bërë një dedikim të veçantë për 10 vjetorin e pavarësisë.
"Kosovë, qytetarë të Kosovës, shqiptarë kudo që jeni; urime dita e Pavarësisë së Kosovës!
17 shkurti shënon 10 vjetorin e pavarsisë së shtetit tonë, e cila erdhi si angazhim dhe sakrificë shekullore, shumë gjenerata e shumë njerëz kanë flijuar vetëvetën për lirinë e Kosoves dhe pavarësinë e saj. Kjo u arrit me gjakun e dëshmorëve, vuajtje të shumta, përndjekje, dëbime dhe sakrificë të shqiptarëve nga katër anët e botes, por edhe me ndihmen e Zotit dhe të miqve të Kosovës.
Ne grupi i tifozëve të Kosovës, do të vazhdojmë të përkrahim shtetin tonë, në të gjitha evinimentet sportive ku përfaqësohet shteti ynë, ashtu siç e kemi bërë deri tani.
Urojmë dhe shpresojmë që vitet që kaluan të jenë mësim për të ardhmën, e vitet që do të vijnë të jenë më të mira për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Pasi sporti është pasqyra më e mirë ndërkombëtare për shtetin tonë, shpresojmë që tani e tutje, t`i jepët një rëndësi më e madhe dhe mbështetje, sidomos në infrastrukurë, e cila ende nuk është në nivelin e duhur.
Urime Kosovë, urime Dardanë.
Me respekt,
DARDANËT"