
Romelu Lukaku ishte pre e racizmit në ndeshjen me Juventusin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Pas golit sulmuesin belg bëri si festimin e tij dhe kaq ka mjaftuaer që të vihe tnë shënnjestër të fyerjeve nga tifozët e “Zonjës së Vjetër”.
Menjëherë pati reagime në mbështetje të lojtarit të Interit, ndërsa tashmë ka ardhur edhe një reagim nga Lega Serie A.
“Lega Serie A dënon fuqishëm çdo episod racizmi në çdo formë diskriminimi. Disa personazhe të pranishëm në tribuna nuk mund të prishin spektaklin e futbollit dhe nuk përfaqësojnë mendimet e të gjithë tifozëve dhe fansave në stadium, të cilët fatmirësisht ndajnë vlerat më të larta të sportit. Ne do të identifikojmë fajtorët dhe do t’i përjashtojmë gjithmonë nga stadiumi. Fushata “Keep Racism Out” dhe marrëveshja e nënshkruar dy javë më parë me UNAR janë hapa konkretë të angazhimit në këtë betejë të gjatë dhe të pandërpreë, që do të çojë në rezultatin e vendosur se racizmi dhe fyerjet e tyre do të mbeten jashtë stadiumeve”, u shpreh Lega Serie A.