Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Korça falenderon trajnerin Josa: Je pjesë e historisë tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Korça falenderon trajnerin Josa: Je pjesë e historisë tonë

Me klubin korçar arriti që të fitojë katër tituj kampionë dhe të jetë trajneri i parë në historin e futbollit shqiptar që drejtoi një ekip në grupet e Europa League. Arriti shumë me Skënderbeun, sa askush tjetër, kështu që e gjithë Korça i shpreh mirënjohje. Ndërsa klubi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Skënderbeu në faqen zyrtare në “facebook” ka falenderuar teknikun kryeqytetas.

“Faleminderit Trajneri Mirel Josa…

Gjashtë tituj kampionë radhazi si askush tjetër më parë, katër prej tyre nën drejtimin e trajnerit Josa. Sigurisht që jeta është cikël, i cili ka një fillim dhe një fund. Pas katër sezonesh fantastike me rezultate historike largohet trajneri Josa nga pankina e Skëndërbeut. Jemi të sigurtë që marrdhënia do jetë po e njëjtë edhe pas kësaj ndarje, pasi Josa do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së një klubi, i cili theu rekorde kombëtare dhe më gjerë.

Faleminderit trajneri Josa, ish-futbollistë, pjestarë të stafit, lojtarë, drejtues dhe tifozë të urojnë suksese në karrierën tënde!”, përfundon deklarata e klubit Skënderbeu në “facebook”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga