Korabi njofton rinovimin me katër futbollistë. Henry Marku, Sokol Mziu, Skënder Lilaj dhe Vilson Lila do të vijojnë të jenë lojtarë të dibranëve edhe për sezonin e ri. Klubi ka vendosur t’i mbajë në skuadër edhe për këtë sezon ndërsa deri tani janë afruar edhe Ujkan Muça, Rihan Zeqiri dhe Arjel Dobra.
Mziu, Lilaj dhe Lila ishin titullar fiks në formacionin e Shpend Kumbarçe ndërsa Marku pritet të marrë më shumë minuta këtë sezon. Të katër lojtarët kanë firmosur rinovimin e kontratës për një sezon.
Korabi nuk arriti të siguronte rikthimin në Superiore teksa u mposht nga Erzeni në finalen e Play-Off, por do të provojë përsëri këtë sezon ku do të ketë sërish rivalë të fortë si Elbasani, Vora e Flamurtari.