Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Korabi plotëson stafin, akord me trajnerin e portierëve të Bylis

Shkruar nga NEWSPORT

Dibranët do të nisin sot përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik, ku bie në sy si fillim krijimi i stafit dhe më pas pritet që të konfirmohen dhe lojtarët e parë. Është arritur akordi mbrëmjen e djeshme me trajnerin e portierëve Ermal Nexhipi, i cili ka shërbyer te Bylisi në Superiore sezonin e fundit. Nexhipi më parë ka qenë në pankinë te Tërbuni dhe Gramshi kur këto skuadra kanë milituar në elitë.

[caption id="attachment_10679" align="alignleft" width="300"]Ermal Nexhipi dhe portieri Stivi Frashëri Ermal Nexhipi dhe portieri Stivi Frashëri[/caption]

Nexhipi ka pranuar akordin me presidentin Femi Mëziu dhe i është bashkuar Artan Mërgjyshit në stafin teknik për sezonin e ardhshëm. Aktualisht skuadrën do ta drejtojnë në stërvitje emrat e përmendur më lartë duke nisur nga pasditja e sotme.

Në Pezë Helmës është vendosur që të grumbullohet ekipi dibran, i cili rikthehet në elitë pas më shumë se gjysmë shekulli mungesë, ndërsa është skuadër që nuk do të jetë kalimtare në Superiore. Investimet janë të sigurta, ndërsa po punohet në shumë aspekte për të ardhmen e këtij klubi.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga