Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Korabi nuk ndalet, zyrtarizon edhe qendërmbrojtësin

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi nuk ndalet, zyrtarizon edhe qendërmbrojtësin

Korabi ka zyrtarizuar dhe lojtarin e tretë në pak minuta. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin dibran, Elvis Prencin i cili ka rinovuar me skuadrën e tij. Ai ishte pjesë e organikës dibrane sezonin e fundit, megjithatë fati e la në baltë, pasi pësoi një dëmtim i cili e la shumë gjatë jashtë fushave të lojës.

"Qendërmbrojtësi 23-vjecar Dibran Elvis Prenci ka rinovuar me Korabin. Ndonëse i pafat në sezonin e fundit, ku ka qenë i dëmtuar dhe i është dashur ndërhyrje kirurgjikale, djali i legjendës Kujtim Prenci është gati tashmë dhe në një formë të shkëlqyer. Krenar që Korabi ka edhe një tjetër dibran në radhët e veta. I urojmë suksese Elvis Prencit", shkruan në njoftimin zyrtar Korabi.

Elvis Prenci ka luajtur me disa skuadra, si Tirana, Partizani, Kukësi, Teuta dhe së fundmi Korabi.

[gallery columns="1" size="full" ids="20857,20858"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga