Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Korabi konfirmon një tjetër mungesë, Mërgjyshi me dhimbje koke para Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi konfirmon një tjetër mungesë, Mërgjyshi me dhimbje

Dibranët janë futur në stres gjatë javëve të fundit, pasi dëmtimet nuk po i ndahen njëri-tjetrit. Sezoni nisi me probleme për mbrojtësin e krahut të djathtë, kroatin Dusko Dukiç, ndërsa vazhdoi edhe me sulmuesin Denis Peposhi.

Por, si të mos mjaftonin këto dy mungesa, trajnerit Artan Mërgjyshi i shtohen dhe dy lojtarë të të njëjtëve pozicione si dy të sipër përmendurit. Andi Prifti la në mes lojën kundër Vllaznisë pasi pësoi tërheqje të muskulit aduktor, ndërsa vizitat e fundit tregojnë për një gjendje jo të mirë të tij dhe dje ai ka munguar në stërvitje.

Tjetër shqetësim për trajnerin e dibranëve është sulmuesi i ardhur me bujë gjatë verës, Abraham Adelaja. Ky i fundit ka shqetësime fizike, ndërsa nuk po stërvitet me grupin në ekipin e Artan Mëgjyshit.

Duke parë dy mungesa në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe dy në sulm, gjithashtu dhe Elvis Prençin që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën kundër Vllaznisë, stafi teknik po bën llogaritë që të hedhë në fushë lojtarët idealë për t'ia dalë në sfidën e javës së pestë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga