Stefano Pioli dhe Olivier Giroud janë në listën e drejtuesve për të rinovuar në merkaton e janarit. Trajneri i emëruar para 3 vitesh në krye të Milanit ka bërë mjaft mirë duke arritur të fitonte skudeton në sezonin e shkuar.
Edhe pse skepticizmi ishte i madh kur ai u zyrtarizuar në krye të pankinës kuqezi, puna e bërë tregoi se kritikët kishin gabuar. “Gazzetta dello Sport” raporton se në muajin e ardhshëm, kur gjitha kampionatet janë në pauzë, italiani do të thirret për të biseduar rreth firmës së re. Trajnerit kampion do t’i ofrohet një kontratë që e lidh me Milanin deri në vitin 2024.
E njëjta situatë edhe me Olivier Giroud. Sulmuesi francez është mjaft i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, ndërsa në fushë shënon gjithmonë gola me peshë. Me të pritet të rinovohet edhe për 1 vit tjetër pas kthimit nga Botërori “Qatar 2022”.