Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Kontratë për 2 vite, ndërpritet papritur kontrata me lojtarin në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT
Kontratë për 2 vite, ndërpritet papritur kontrata me lojtarin

Agron Kolaj është larguar nga skuadra e Llapit. Është klubi kosovar që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se është ndërprerë me konsensus bashkëpunimi mes palëve.

Edhe pse palët kishin një akord për dy sezonet e ardhshme, kanë vendosur t’i japin fund këtu marrëveshjes. Në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të klubit thuhej:

“NJOFTIM ZYRTAR

Klubi futbollistik Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj.

Klubi ynë dhe portieri Kolaj kishin marrëveshje të vlefshme për dy vitet e ardhshme, megjithatë vendosën që ta ndërpresin bashkëpunimin para kohe me marrëveshje të dyanshme.

Kolajn e falenderojmë për angazhimin e deritanishëm si dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës.

Zyra për media dhe informim

Podujevë – 9 shtator 2022”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga