Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Baza materiale dhe kontrata të reja për lojtarët, DINAMO e re po merr formë

Shkruar nga NEWSPORT

Dinamo e re duket se po merr formë. Blutë kanë pësuar ndryshim rrënjësor pasi tashmë do të menaxhohen nga një kompani italiane që ka marrë përsipër klubin. Ndryshimet e para u bën që në fillimim me largimin e trajnerit Allmuça dhe stafit të tij dhe emëruan Mauro Manzoni , ndërsa tani po marrin formë edhe ndryshimet e tjera. Dinamo do të luajë këtë javë ndaj Erzenit për të kërkuar fitoren e parë në kampionat pasi deri më tani në 4 javë ka grumbulluar vetëm një pikë, një barazim dhe 3 humbje. Para fillimit të stërvitjes së sotme Dinamo është pajisur me bazën e re materiale, si dhe që nga dita e hënë lojtarëve do t'u rishikohet paga pasi do të ketë kontrata të reja. Siç Dinamo po rikthehet në rrugën e duhur, por një gjë e tillë ngelet për t'u parë nëse sponsorat e rinj do të jenë vërtetë serioz apo jo.

Postimi i klubit Dinamo:

Ekipi po zhvillon stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes kundër Erzenit, që luhet ditën e nesërme në Pezë.

Përpara fillimit të seancës, Dinamovitët u pajisën edhe me bazën e re materiale që do tu shërbejë lojtarëve dhe stafit vetëm për një kohë të shkurtër, pasi sponsorët e rinj kanë arritur marrëveshjen dhe shumë shpejt pritet të vijë porosia me bazën e plotë materiale, nga gjigandi gjerman i veshjeve, adidas!

Ndërkohë, përsa i përket futbollistëve, duke nisur nga dita e hënë, ata do të thërriten të gjithë për të rishikuar pagat dhe kontratat e reja!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga