Gianluigi Donnarumma me shumë mundësi mund të largohet nga Milani në fund të sezonit. Portieri italian kërkohet me ngulm nga Chelsea që janë të gatshëm të paguajnë rreth 60 milionë euro për shërbimet e tij.
Një shifër e lartë e që nuk mund të refuzohet nga Milani, duke parë që lojtari është në vitet e fundit të kontratës së tij. Mediat në Angli shprehen se blutë kërkojnë Donnarumman pasi do të largojnë portierin aktual Kepa.
Me largimin e portierit spanjoll, Chelsea do të siguronte paratë për të blerë Donnarumman nga Milani. Kontaktet me agjentin Mino Raiola kanë nisur prej kohësh e tani ka ngelur për t’u finalizuar vetëm oferta zyrtare.