Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Komisioni i Disiplinës dënon Vllazninë e femrave, shkodranet detyrohen të mbushin “xhepat” e Apolonisë

Shkruar nga NEWSPORT
Komisioni i Disiplinës dënon Vllazninë e femrave, shkodranet

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF është rikthyer sërish teksa ka marrë vendimet për ndeshjen finale mes Vllaznisë dhe Apolonisë në futbollin e femrave. Klubi shkodran është dënuar të paguajë dëmtimet që shkaktuar në ambiente e stadiumit “Loni Papuçiu”.

Në përfundim të hetimit disiplinor për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen midis FK Apolonia Femra kundër KF Vllaznia Femra të datës 13.05.2023 dhe konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara. Në bazë të neneve 10/1/i, 64, 76 e vijues të Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF, vendosi:

  1. KF Vllaznia Femra urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të stadiumit “Loni Papuçiu” në masën 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lek.
  2. Shuma e mësipërme, në bazë të nenit 62/1/a, duhet të paguhet në llogarinë e Futboll Klub Apolonia Femra brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit të të dhënave bankare nga Futboll Klub Apolonia Fmra.
  3. Në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve të mësipërme në afatin e caktuar, në bazë të nenit 10/1/L, kjo shumë do të mbahet nga të ardhurat e aktiviteteve të FSHF në favor të FK Apolonia Femra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga