Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Koment/ Tifozët dhe Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
Koment/ Tifozët dhe Kombëtarja

Nga Edi Oga

Tema e diskutimit mbi sjelljen social-kulturore të tifozëve në stadium, është komplekse dhe prek ndjeshmëri të brishta.

Mendoj se Kombëtarja e Futbollit të Shqipërisë u përket njësoj të gjithë atyre që shpirtërisht identifikohen me ngjyrat e flamurit kuq e zi, por në një kuptim, u përket pak më tepër atyre që kanë investuar për të më tepër kohë, energji dhe para. E kam fjalën për grupimet e tifozëve të kombëtares. Janë ata që e kanë ndjekur kombëtaren në çdo shtet ku ka luajtur, me diell e me shi, me humbje apo me fitore. Ky është fakt. Është e vërtetë që shumica e "tifozëve", ku fus edhe veten, gëzojnë kur fiton kombëtarja dhe duan ta ndjekin, por nuk vuajnë kur ajo humbet dhe e braktisin.

Thënë këto, këtyre grupimeve u lind e drejta, pse jo legjitime, që në stadiume të sjellin botëkuptimet dhe kulturën e tyre. Përderisa "në lojë" është flamuri, pra kombi, është e pashmangshme që të ketë banderola, thirrje apo këngë patriotike. Vetë eventi e gjeneron një 'axhendë' të tillë, e cila synohet apo jo, të përdoret ose jo, politikisht, ky është një diskutim tjetër.

Më duket e tepërt të kërkohet rishikim i playlistës të cilën e servir pjesa më energjike e tifozerisë, ata për të cilët fola më lart, të cilët kur stadiumi mbushet plot, megjithëse dalin në minorancë, nuk kanë asnjë pengesë t'u imponojnë të tjerëve 'axhendën' e tyre politiko-kulturore!

E vetmja mënyrë për të ndryshuar këtë maniafestim të tifozerisë së thekur, është organizimi i një tifozerie më numeroze dhe akoma më të thekur, e cila në stadium të sjellë 'gjërat' e saj.

Personalisht, e ndaj futbollin nga politika dhe këngët patriotike.

Kur shoh futboll, shoh vetëm futboll.

Kur dua politikë e ndjek në emisionet përkatëse.

Këngët patriotike më pëlqen t'i dëgjoj për pak minuta, vetëm në ditë të shënuara festash apo përkujtimoresh jubilare.

Pra zgjidhjen e shoh individuale. Ndeshjet e kombëtares i ndjek kryesisht nga shtëpia. Kur shkoj në stadium, e vendos zemrën në paqe dhe duroj me stoicizëm axhendën e më të zëshmëve, edhe në rastet kur nuk më pëlqen. Nëse nuk e shtyj dot fare, porta për të dalë nga stadiumi është e hapur dhe të 'lenë me dalë'!

Rrofshin Kombi e Kombëtarja!

Rroftë shqiptaria!

Rrofshin Festat e Nëntorit!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga