
Nesër në orën 15:00, në stadiumin "Selman Stërmasi" skuadra kombëtare U-21 e trajnerit Alban Bushi do të luajë testin e dytë miqësor të programuar, sërish më përfaqësuesen U-21 të Moldavisë.
Sipas lajmërimit të publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së në Facebook, trajneri Bushi mbetet shumë i përqendruar me skuadrën në këtë takim ku kërkon nga lojtarët e tij zbatimin me korrektësi të detyrave taktike.
Gjatë analizës së sotme ai ka kërkuar shumë përqendrim te skuadra, teksa shpreh shumë besim te lojtarët e tij për një fitore ndaj Moldavisë.
Poll