Kombëtarja shqiptare do të presë në “Air Albania” Poloninë më 10 shtator, ora 20:45. Një takim mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë e Sylvinhos që kërkojnë fitoren për të qenë më afër Euro 2024.
Për këtë përballje “hallet” për polakët sa vijnë e shtohen. Në duelin ndaj kuqezinjve do të vijnë me dy mungesa të sigurta. Lukasz Skorupski dhe Nikalo Zaleëski nuk do të luajnë ndaj kombëtares tonë për shkak dëmtimet, por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq për miqtë.
Edhe portieri Wojciech Szczesny rrezikon të humbasë sfidën me Shqipërisë, po për shkak dëmtimi. Stafi mjekësorë i Polonisë do të vazhgojë me kujdes gjendjen e portierit , nuk ka mundur të luajë në dy javët e fundit në kampionat. Polaku është dëmtuar me Juventusit, ndërsa nuk ka zbritur në fushën e lojës as në sfidën që “Zonja e Vjetër” zhvilloi me Empolin.
Kjo situatë mund të shfrytësohet në maksimun nga djemtë e Sylvinhos, të cilët duhet të tentojnë 3 pikët në “Air Albania”.
[caption id="attachment_705312" align="alignnone" width="1200"] Wojciech Szczesny/ © Credits sport.tvp.pl/[/caption]