Hakan Calhanoglu që ishte i grumbulluar me Turqinë për ndesdhjet kualifikuese te Euro 2024 është dëmtuar. Për shkak të një problemi në kofshëm e djathtë bëri që lojtari të dilte nga fusha e lojës që në pjesën e parë të sfidës ndaj Kroacisë.
Kjo situatë ka shqetësuar të gjithë te Interi, pasi zikaltrit do të luajnë ndeshje vendimtare sin ë kampionët ashtu edhe në Champions League.
Mesfushori pritet të kthehet me njëherë në Itali për të nisur edhe kontrollet mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Te Interit “kryqëzojnë gishtat” që të mos ketë një dëmtim të rëndë, pasi në të kundërt lojtari rrezikon të humbasë duelin me Benfican në Champions dhe sfidën me Juventusin në Kupën e Italisë.
Poll