Ronaldo, tashmë krenar edhe si prind. 'Fenomeni' ka postuar në Instagram një foto të djalit të tij, Ronald Nazario de Lima, i cili është grumbulluar nga përfaqësuesja e Brazilit U-18.
Djali i ish-sulmuesit të Interit, Real Madrid dhe Milanit, sot në moshën 17-vjeçare do të marrë pjesë në një kompeticion që do të zhvillohet në Jeruzalem dhe ai që e bën të ditur lajmin është vetë Ronaldo.
"Një përqafim special për djalin tim, Ronald Lima, që do të grumbullohet me Brazil U-18. Do fitojmë, Brazil!", shkruan ish-sulmuesi i Brazilit, kampion bote në 2020-shin./ NEWSPORT.AL
Poll