Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"KOKSH me shkelje të rënda financiare, po dëmtohen provat", Viron Bezhani letër ankesë Metës dhe Ramës

Shkruar nga NEWSPORT
"KOKSH me shkelje të rënda financiare, po dëmtohen

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani ka drejtuar një ankesë te instancat më të larta drejtuese në vend. Bezhani ka kërkuar vijimin e hetimeve për ish-Sekretarin e KOKSH, Stavri Bello.

Bezhani dhe Bello kanë pasur konflikte të hapura në kohën kur ishin pjesë e KOKSH, me ish-presidentin që tregon se në institucion janë bërë shkelje të rënda financiare, ndërsa janë duke u prishur provat.

Për këtë, Bezhani ka kërkuar që Prokurori i çështjes Sokol Malaj të zëvendësohet pasi nuk po merr asnjë masë. Bezhani I ka drejtuar shkresën instancave më të larta në vend, presidentit Meta, kryeministrit Rama, apo edhe kreut të SPAK.

Ankesa e plotë:

Ankues: Viron Bezhani.

Drejtuar: Presidentit të Republikës Z. Ilir Meta. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama. Ministrit të Drejtësisë Z. Ulsi Manja. Komisionit të  Pavarur i Kualifikimit. Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Z. Artur Metani. Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ambasadës së SHBA në Tiranë. Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë Z. Olsian Çela. Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).  

Të Nderuar Zonja dhe Zotërinj Në cilësinë e Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar kam paraqitur një kallëzim ndaj shtetasit Stavro Bello, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH. Ky kallzim është bërë  pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Çështja është regjistruar dhe fillimisht hetimet i ka drejtuar Prokurori Z. Julian Zonja. Më pas është ndryshuar prokurori i çështjes dhe aktualisht është prokuror Z. Sokol Malaj. Nga dokumentat që ka depozituar dhe ballafaqimi që kanë bërë oficerët në Polici del që ka një vepër penale të rëndë dhe flagrante të kryer nga Stavro Bello.

Ai, në mënyrë të përsëritur ka abuzuar me detyrën dhe ka përvetësuar fondet publike duke shkelur haptazi ligjin. Duke pasur gjithë këto veprime dhe baza të mjaftueshme të përgjegjësisë penale sot pas 2 vitesh akoma nuk ka asnjë veprim për të vendosur para ligjit përgjegjësit. Ndaj, dua të paraqes një ankesë ndaj prokurorit Z. Sokol Malaj pasi vërej se ky prokuror është duke dëmtuar çështjen, është në neglizhencë totale dhe, në vend të hetojë, po mbulon gjurmët e krimit dhe po mbron shkelësit e ligjit.

Dua të shpjegoj se prej muajsh tashmë Prokurori i fundit i çështjes Z. Sokol Malaj nuk ka kryer asnjë veprim dhe madje nuk ka marrë asnjë masë për të penguar dëmtimin e provave që gjenden pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ju sqaroj se në këtë rast pranë KOKSH nga ana e të kallëzuarit Stavro Bello janë kryer krime financiare me vlera të konsiderueshme dhe të gjitha këto dokumenta ndodhen pranë KOKSH, në këtë rast Prokurori Sokol Malaj nuk ka siguruar këto dokumenta por ka lejuar që të krijohen mundësitë që ato  të zhduken. ky prokuror nuk ka shfaqur as përgjegjësinë minimale që të ndjekë hetimet dhe të kryejë detyrën e tij. Ky qëndrim i prokurorit është tërësisht i paligjshëm dhe përbën shkelje të rëndë të detyrës. Për sa më sipër jam i gatshëm tju ve në dispozicion materiale shkresore dhe prova që lidhen me çështjen dhe, nëse është e nevojshme, jam i gatshëm të paraqes shpjegime të detajuara.   Me respekt, Viron Bezhani  President i KOKSH

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga