
Punimet në skuadrën e Apolonisë nuk kanë nisur ende, teksa të gjithë lojtarët ndodhen me pushime. Megjithatë për drejtuesit situata nuk është e njëjtë, pasi ata po mendojnë për ekipin e sezonit të ri.
Mësohet se presidenti Koço Kokëdhima ka pasur një takim me drejtuesit e Apolonisë ku është diskutuar për ndryshimet e skuadrës që do të bëhen për edicionin e ri futbollistik. Nuk është vendosur asgjë, megjithatë ish-deputeti i PS-së dëshiron që ta rikthejë ekipin fierak në Superiore në sezonin e ardhshëm.
Galeria fotografike ()
Poll