Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Në “luftë” për mbijetesën, Kukësi gjen “shpëtim” te Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Në “luftë” për mbijetesën, Kukësi
Tayo Abiodoun

Kukësi ka arritur të bëjë një tjetër transferim për pjesën e mbetur të sezonit. Verilindorët kanë prezantuar një sulmues, i cili premton gola për ndeshjet e ardshme.

Tayo Abiodoun Razack vjen në formë huazimi nga skuadra e Skënderbeut, me klubet që kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre për këtë lëvizje. Fakti që ka eksperiencë në futbollin shqiptar ka bërë që Kukësi ta transferojë dhe tashmë beson te aftësitë e tij.

“WELCOME TAYO ABIODOUN

Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Tayo Abiodoun Razack është zyrtarisht pjesë e klubit tonë. Klubi ka arritur marrëveshje huazimi me Skënderbeun, teksa sulmuesi shtatlartë do të jetë një vlerë e shtuar për sulmin tonë. Me eksperiencën e tij në kampionatin shqiptar, Tayo do të jetë një ndihmë më shumë për ekipin”, ka shkruar klubi verilindorë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Poll

Lexo gjithashtu