
Një tjetër futbollist i talentuar shqiptar është vënë në shënjestrën e klubeve italiane. Piaçenza ka shprehur interesin për Frederiko Zenunin, por nuk e ka aq te lehtë, sepse duhet të fitojë konkurrencën me Tutokuoion, ekipin që pak ditë më parë huazoi një tjetër shqiptar, Olger Merkajn nga Sampdoria. Për lojtarin e të rinjve të Torinos është rritur konkurrenca dhe mbetet për t'u parë se cila do të jetë zgjedhja e Zenunit. Edhe në këtë rast është fjala për huazim, sepse Torino nuk ka në plan ta shesë talentin e saj. Në Itali po rriten të tjera talente, që së shpejti do të mbushin Kombëtaren.
Poll