Klubi i Vllaznisë, përmes një video mesazhi, sensibilizohet për mbrojtjen e kafshëve. Shkodranët kanë postuar në kanalin zyrtar një pjesë të veçantë, ku disa qen futen në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”.
Disa nga futbollistët e kuqebluve nuk ngurrojnë t’i mbajnë në krahë. Ndërsa kapiteni Gurishta dhe mesfushori Herald Marku thonë dy fjalë për mbrojtjen e kafshëve.
“Në rrugët e Shkodrës ka shumë qen. Duhet të sensibilizohemi për t’i mos i braktisur këto qen. Qeni është i barabartë me një person të shtëpisë”, shprehet Erdenis Gurishta. Ndërsa më tej është Herald Marku që thotë: “Mos i keqtrajtoni kafshët, por mundohuni të kontribuoni për to. Sadopak, vlen!
Poll