Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Klubet më të “vjetra” të Superiores, njihuni me statistikat e sfidës që hap javën e 21-të

Shkruar nga NEWSPORT
Klubet më të “vjetra” të Superiores, njihuni me

Laçi dhe Teuta do hapin javën e 21-të të Superiores, të shtunën në orën 13:30. Dy klube që janë në Superiore prej më shumë vitesh se 8 skuadrat e tjera, pritet të luftojnë për fitoren në stadiumin e Laçit.

Nga sezoni 2009/10 janë prodhuar disa statistika mes tyre, që tregojnë dominim të laçjanëve. Në total janë luajtur 53 ndeshje. Ndër të cilat 24 i ka fituar Laçi dhe 16 Teuta. 72 herë ka gjetur rrugën e rrjetës Laçi, ndëra “djemtë e detit” 55 herë.

Në sfidën e parë mes tyre për këtë sezon, Laçi regjistroi fitore tenistike 6 me 1 në shtëpi. Takimi i dytë përfundoi në barazim 1 me 1.

Përballja e tretë mes tyre, gjen më të qetë Laçin. Ata mbajnë vendin e 5, teksa Teuta ndodhet në të fundit. Mbetet për t’u parë çfarë do dhurojë fusha e blertë sepse skuadrat bëjnë llogaritë vetëm për fitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga