Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

KLOPP është i sinqertë: Do doja të isha në vendin e Ancelottit, jam i vetmi që besoj dhe ne do përpiqemi

Shkruar nga NEWSPORT
KLOPP është i sinqertë: Do doja të isha në vendin e

Liverpool po kërkon një përmbysje pothuajse të pamundur në Bernabeu ditën e nesërme ndaj Realit në Champions League. Ky takim do të luhet duke nisur që nga ora 21:00 dhe sfida e parë mes tyre ka përfunduar 5-2 në favor të “Los Blancos”

Jurgen Klopp foli në konferencën për shtyp, teksa u shpreh se e di mjaft mirë vështirësinë që e pret, por djemtë e tij do të tentojnë gjithçka për gjithçka.

"Real Madridi është favorit, por ne e kemi për detyrë të provojmë edhe me një shans 1%. Jemi në gjendje të befasojmë edhe pozitivisht, por thjesht fitimi do të jetë i komplikuar.

Taktika? Nuk mund të fokusohemi te Vinicius gjatë gjithë kohës. Do të përpiqemi të bëjmë atë që bëmë në pjesën e parë në Anfield. Unë jam i vetmi që besoj se kemi shanse, por është në rregull. Do të përpiqemi sepse ne respektojmë konkurrencën dhe sportin. Ne nuk kemi asgjë për të humbur dhe ky është një avantazh. Është e qartë se do të preferoja të isha në pozicionin e Ancelottit...", ka deklaruar Klopp.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga