Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Klodian DUROS i bëjnë thirrje: Të duam trajner te Vllaznia e jo kto që s’kanë lidhje me klubin, ke dhënë gjithçka për fanellën

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia ka emëruar trajnerin e ri Migen Memellin në krye të pankinës. Ai do të nisë sëshpejti punën për të bërë gati skuadrën për kupat e Europës dhe më pas fillimin e sezonit të ri në Superiore. Emri i Memellit duket se nuk është pritur me aq ngazëllim te shkodranët.

CV-ja e tij jo e pasur duke qenë një trajner i ri pa shumë eksperiencë nuk kanë bindur opinionin publik. Klodian Duro është një nga ata që ka dalë hapur kundër madje duke ironizuar shpeshherë edhe drejtorin Elvis Plori.

Së fundmi, atij i ka ardhur një mesazh në Instagram nga një tifoz shkodran i cili i bën thirrje se e duan trajner të Vllaznisë. Duro e ka ndarë këtë mesazh edhe me ndjekësit e tij.

“Si tifoz i vjetër i dashnisë kuq e blu do doja t’ju shikoja trajner te Vllaznia. Sepse ti je ai njeri që ke dhënë gjithçka për këtë ngjryë e për këtë fanellë. Jo të na sjellin trajnera që s’kanë lidhje me Vllazninë”, shkruan tifozi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga