Që pasi arriti kualifikimin në Euro 2024, stafi, Sylvinho dhe lojtarët po përjetojnë momente të bukura. Të gjithë shqiptarët janë në ‘qiellin e shtatë’ pasi është rishkruar historia e një kualifikimi në kompeticion madhor.
Por duket se emocionet më së shumti kanë kapluar Klodian Duro. Trajneri që momentalisht është i papunë, duket se ka shfrenuar fantazinë. Në një foto të publikuar në Facebook ku është përkrah Sylvinhos, Duro shkruan:
“Kur u takuam më the: ‘Duro, ne që duam të punojmë si trajner, kemi pasionin dhe jemi të sëmurë për futboll’.
Qesha dhe të thashë: ‘Pasionin po na e vrasin, por ne vazhdojmë përpara se jemi të sëmurë për futboll’.
Ti çove Shqipërinë në Euro 2024, unë do çoj Brazilin në Kupën e Botës 2026. Asgjë nuk është e pamundur!”
Klodian Duro duket shumë i vendosur që t’i kthejë ‘nderin’ Sylvinhos në të njejtën mënyrë.