
Klodian Duro ka folur pas fitores së parë në drejtimin e Feronikelit. Skuadra e trajnerit shqiptar arriti të mposhte Llapin me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Ylli Hoxha. Menjëherë pas sfidës, tekniku i njohur elbasanas deklaroi:
"Unë mendoj që kemi bërë një nga ato ndeshje ku ekipet e mëdha tregojnë vetën e tyre. Uroj futbollistët e mi për këtë ndeshje. Mendoj që kishim një ekip shumë të fortë përballë, shumë të organizuar. Ky ishte hapi i parë drejt thyerjes psikologjike, është shumë me rëndësi. Nga ndeshje në ndeshje do të tregojmë fytyrën e vërtetë", tha ai.
Pas kësaj ndeshje, "Nikli" renditet në vendin e 7-të me 10 pikë, ndërsa Llapi mbetet në të 9-tin me vetëm 5 pikë të grumbulluara.
Poll