
Tirana dhe Vllaznia do të përballen ditën e dielë në orën 13:30 në ‘Selman Stërmasi’, një ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Klasikja e Shqipërisë është kryesfida e kësaj jave në futbollin shqiptar, një sfidë që garanton gjithmonë emocione të veçanta.
Për Tefik Osmanin do të jetë një ndeshje akoma më e veçantë. Ish-mbrojtësi i njohur u largua nga bardheblutë ku bënte rolin e drejtorit sportiv, për të kaluar pikërisht te shkodranët. E diela do të jetë një rikthim i tij në ‘Selman Stërmasi’, aty ku punoi 3 sezonet e fundit si lojtar dhe drejtor.
Osmani u largua nga Tirana, një vendim që e mori vetë ai, pas një momenti negativ të bardhebluve ku u shkarkua edhe trajneri Orges Shehi.
Poll