Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Klasikja e Shqipërisë në ‘Selman Stërmasi’, Tirana – Vllaznia një ‘finale’ për ‘Final Four’

Shkruar nga NEWSPORT
Klasikja e Shqipërisë në ‘Selman Stërmasi’,

Java e 17-të e Superiores rezervon sfida shumë interesante, por ajo më e veçanta është Tirana – Vllaznia. Dy ekipet më të vjetra të futbollit shqiptar do të përballen në Klasikën e rradhës ditën e dielë në orën 13:30.

Një ndeshje e nivelit të tillë sigurisht meriton një stadium si ai i ‘Air Albanias’, por nuk do të jetë kështu. Klasikja do të zhvillohet në ‘Selman Stërmasi’, ky është vendimi final që konfirmohet edhe nga vetë FSHF.

Nuk dihen arsyet pse nuk do të luhet në ‘Air Albania’ pasi 2 javë më parë, Tirana priti Kukësin në atë impiant dhe këtë javë nuk ka ndonjë eveniment që mund të mbyllë dyert e stadiumit.

Megjithatë, ekipet vijojnë përgatitjet intensive dhe kjo sfidë është një finale e vërtetë. Tirana e vendit të 3-të kuotohet në 23 pikë, ndërsa Vllaznia me 20 në vendin e 4-të. Një fitore e shkodranëve do të trondiste bardheblutë të cilët janë të dënuar për 3 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga