
Kryendeshja e kësaj jave të 17-të të Superiores është ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë. Dy ekipet do të përballen në Klasiken e Shqipërisë, nesër në orën 13:30 në ‘Selman Stërmasi’. Si bardheblutë, ashtu dhe shkodranët po kalojnë një moment negativ dhe ndaj njëra-tjetrës kërkojnë një fitore ‘kthese’.
Klubi bardheblu ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë ndeshje. Më e shtrenjta kushton 1000 lekë në tribunat A dhe B, ndërsa karshia kushton 300 lekë.
Pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh nga të dyja kampet me ndeshjen që përveç emocioneve të veçanta, luhet edhe ditën e dielë.
Poll