Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kinezët në sulm për "yllin" e Bayern Munich-ut, 40 milionë euro në sezon

Shkruar nga NEWSPORT
Kinezët në sulm për "yllin" e Bayern Munich-ut, 40

Çmenduria kineze vazhdon të godasë futbollin ndërkombëtar, duke marrë futbollistët më të mirë për çmime faranoike. I fundit që ka rënë "pre" e biznesmenëve kinezë është Robert Lewandowski.

Bayern Munich-u marrë një ofertë më majme për "yllin" e ekipit. Plot 40 milionë euro në sezon janë ofruar për të për tu bërë pjesë e Superligës Kineze. Rreth kësaj oferte ka folur agjenti i lojtarit, Cezary Kucharski, që ka pranuar për “SportoweFakty” negociatat që kanë ekzistuar për sulmuesin, mbi mundësinë e kalimit të tij në Superligën e Kinës.

“Unë u kontaktova nga një agjent, i cili dërgon yjet e futbollit në Kinë. Emri i klubit nuk është përmendur, por në qoftë se “Lewi” vendoste të shkonte në Kinë, paga e tij do të kishte qenë më e lartë se 40 milionë euro në vit, që do të thotë se do të merrte më shumë se Carlos Tevez. Natyrisht, Lewandowski nuk është vetëm më i ri, por edhe lojtar më i mirë se Tevez. Tani për tani nuk është në shitje, por kurrë mos thuaj kurrë. Jeta gjithmonë të ofron disa alternativa”, mësohet të ketë thënë Kucharski.

[gallery columns="1" size="full" ids="71380"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga