Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kinezët e Milanit për shopping në Madrid, një ish zikaltër për formacionin kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Kinezët e Milanit për shopping në Madrid, një ish

Rindërtimi i Milanit kalon detyrimisht nga afrimi i një emri shumë cilësor, që do të ndryshonte tërësisht fytyrën e kuqezinjve dhe do të ringjallte entuziazmin te tifozët.

Prioritet në këtë moment është një sulmues i nivelit të lartë dhe në këtë aspekt mund të jetë vendimtare vizita e drejtorit sportiv Mirabeli sot në Madrid, për sfidën Real-Atletiko.

Përtej vizitave të luksit, për të parë nga afër supersfidën e për të forcuar lidhjet me drejtuesit e tjerë të rëndësishëm, Mirabeli ka synim kryesor bisedimet me Realin për disa lojtarë.

Prioriteti është Alvaro Morata, sulmues klasi, i jashtëzakonshëm te Juventusi, perfekt sa herë aktivizohet te Rrali. Problemi është se aty nuk është titullar, ndaj spanjolli kërkon një klub që t’i garantojë vazhdimësi në aktivizim dhe një projekt ambicioz.

Milani ia ofron të dyja dhe kjo e avantazhon ndaj Çelsit, që në sulm ka edhe Diego Kostën. Jo më kot, Milani ka takuar edhe agjentin e Moratës ditët e fundit.

Një opsion mund të jetë edhe Karim Benzema, nëse Reali e fut në listën e largimeve, por kostoja për francezin 30-vjeçar është shumë e lartë.

Në fund, një emër i pëlqyer nga Milani është Mateo Kovaçiç, kroati i talentuar që nuk po luan rregullisht dhe kërkon largimin.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga