Kevin De Bruyne nuk ka pikë dyshimi se Erling Haaland do të arrijë së shpejti Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo me numrin e golave të shënuar. Aktualisht norvegjezi ka gjetur rrugën e rrjetës 24 herë në 19 sfida që kur veshi fanelën e Manchester City-t, ndërsa si profesionisht ka arritur kuotën e 159 golave.
Belgu e ka asistuar në disa raste norvegjezin, i cili më pas ka tundur rrjetën. De Bruyne beson se tashmë partneri i tij në sulm do të vazhdojë të thyejë rekordet edhe pse është në një moshë të re, ndërsa gjithashtu thekson që nëse nuk dëmtohet do të kap shifrën e 800 golave.
“Është afër 200 gola, kështu që ndoshta do të shënojë 600, 700 ose 800 nëse nuk lëndohet dhe i bën gjërat siç duhet . Ai është një sulmues i nivelit të lartë”, ka deklaruar De Bruyne.