Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Këshilltari special për Sportet”, gazetari i njohur i bashkohet Ilir Metës

Shkruar nga NEWSPORT
“Këshilltari special për Sportet”, gazetari i njohur i

Gazetari i njohur sportiv, Lirim Zalla i është bashkuar Partisë së Lirisë si Këshilltari i Sportit për kryetarin Ilir Meta.

Ish-presidenti njoftoi në rrjete sociale bashkimin e Zallës në mbështetje të projektit politik të partisë së tij. Zalla do të ofrojë të gjithë njohurinë e tij disavjeçare mbi sportin duke prekur kështu edhe arenën politike në karrierën e tij.

“Nga sot gazetari i mirënjohur dhe miku im i hershëm, Lirim Zalla është Këshilltari im special për Sportet dhe na bashkohet në mbështetjen e këtij prioriteti të jashtëzakonshëm për Partinë e Lirisë”, shkruan ish-presidenti.

Lirim Zalla është një njohës i mirë i sportit ku ka një karrierë të gjatë në median e shkruar dhe televizive. Së fundmi, ai është shfaqur si opinionist në studion ‘Skaner’ në MCN duke komentuar futbollin shqiptar, si dhe në ‘Tring Sport’ për Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu