Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Manchester United kishte kthyer në prioritet transferimin e Lautaro Martinez. Anglezët ishin të gatshëm të derdhin në arkat e Interit 80 milionë euro.
Por nuk ka vonuar aspak përgjigjja e zikaltëërve. Interi raportohet sipas “La Gazzetta dello Sport”’ se refuzon çdo ofertë të mundshme që vjen për argjentinasin. Po sipas burimit në fjalë bëhet e ditur se pikërisht në sfidën që Interi ka zhvilluar me Benfican në Champions të pranishëm në stadium kanë qenë zyrtarë anglezë.
Në komunikimin që është bërë mes palëve, drejtuesit zikaltër u kanë bërë ët ditur se nuk janë aspak të interesuar për ofertat ndaj Lautaros, pasi e shikojnë kampionin e botës si një pikë kyçe për të ardhmen.