Artan Mërgjyshi ka nisur nga puna si trajneri i ri i Apolonisë dhe objektivi i madh është të rikthejë fierakët në elitën e futbollit shqiptar. Interesante është që hera e fundit që ata bënin pjesë në Superiore, e bënë nën urdhërat e Mërgjyshit 4 vite më parë.
Në një intervistë për Report TV, tekniku 55-vjeçar u shpreh se dëshiron ta nisë me fitore kundër një rivali direkt si Flamurtari, ndeshje e cila do të luhet të shtunën në orën 13:30 për javën e 17-të.
Rikthimi te Apolonia?
“Ambienti më njeh, më pranon. Unë gjithashtu e njoh dhe nuk e kisha të vështirë duke parë edhe marrëdheniet korrekte që kam patur me drejtuesit edhe kur jam larguar. Ajo që më bindi më shumë të rikthehem është fakti se e njoh skuadrën.”
Debutimi ndaj Flamurtarit?
“Është një skuadër që edhe ajo e tenton ngjitjen. Ka ndërhyrë në merkato me emra të rëndësishëm dhe me eksperiencë. Është edhe prenzantimi im kështu që duhet ta nisim me këmbën e mbarë. Kjo na e rrit përgjegjësinë.”
Final Four në Superiore?
“Kjo formulë është një kinezeri. Nuk më duket e duhura sepse humbet llogjika e kampionatit. Logjika është tërësia e ndeshjeve të luajtura dhe të fituara dhe kush skuadër gabon më pak duhet të shpallet edhe kampione”, deklaroi ai.