Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I kërkon Skënderbeu, presidenti i klubit: Të dy talentet janë të pashitshëm...

Shkruar nga NEWSPORT
I kërkon Skënderbeu, presidenti i klubit: Të dy talentet

Dy talentet e gjirokastritëve të Luftëtarit, Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj duket se do të qëndrojnë në Gjirokastër.

Presidenti i klubit, Grigor Tavo në një intervistë për  "Panoramën'' është shprehur se për futbollistët në fjalë kanë ardhur oferta të shumta, por të dy talentet janë të pashitshëm.

''Për Abazajn  na ka ardhur ofertë nga Astera Tripoli, ndërkohë që na ka ardhur dhe një ofertë nga Kroacia për të dy lojtarët bashkë, por të gjitha i kemi refuzuar, lojtarët nuk do të largohen'' , ka përfunduar Tavo.

Dejvi Bregu u shpall sezonin e kaluar futbollisti më i mirë i Superligës, ndërkohë që Abazaj shihet si një ndër talentet më premtues në vend. Të dy lojtarët janë kërkuar me ngulm nga Skënderbeu, pasi presidenti Takaj i pëlqente shumë të dy lojtarët.

Poll

Lexo gjithashtu