Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kërkon përmbysjen në Champions, SPALLETTI me një “armë” më shumë ndaj MILANIT

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkon përmbysjen në Champions, SPALLETTI me një

Napoli ditën e martë do të presë Milan për të zhvilluar mes tyre edhe çerekfinalen e kthimit në Champions League. Në “Maradona” do të zhvillohet një nga ndeshjet më të forta në këtë fazë të këtij kompeticioni. Kuqezinjtë kanë fituar nëë sfidën e parë 1-0, me napolitanët që tashmë kërkojnë edhe përmbysjen e madhe për të prekur edhe gjysmëfinalen.

Për këtë duel Luciano Spalletti do të ketë një “armë” më shumë se në çerekfinalen e parë, pasi tashmë do të mund të llogaritë edhe shërbimet e Victor Osimhen. Ky i fundit për shkak të një problemi fizik nuk u bë e mundur prezenca e tij në “San Siro”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spalletti, i cili theksoi se sulmuesi do të fillojë nga minuta e parë ndaj djemve të Stefano Piolit.

 “Po, ai do të fillojë. Osimhen ka forcë fizike dhe shpejtësi. Ai di si të kapet pas topit, duke drejtuar kokën dhe duke ndryshuar ritmin. Ai ka kaq shumë virtyte të ndryshme.

Për fansat tanë tani ai është një hero dhe gjithmonë shkakton një valë entuziazmi. Këta lojtarë ja kanë shumë mundësi për të vazhduar lojën, dinë të kryejnë funksione të ndryshme”, ka theksuar Spalletti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga